Copy
REFLEKTIM
 
A ju ka ndodhur ndonjëherë të përjetoni gëzim dhe ripërtëritje vetëm duke ndjerë energjinë pozitive që është rreth jush? E kam fjalën për atë energji dhe ritëm, të cilën vetëm të rinjtë dinë të ta falin dhe vetëm ata mund ta përcjellin..    -  Diana Kanaj, Child Protection, Technical Advisor
Për të 6-in vit, World Vision Albania organizon një aktivitet kombëtar që ka në fokus rininë. Duke sjellë një frymë inovative, ky festival është i konceptuar si një mundësi ku të rinjtë kërkojnë zgjidhje për çështjet që ata dhe komunitetet e tyre kanë. Në të njejtën kohë, ata zgjerojnë rrjetin e njohjeve, eksplorojnë mundësitë e reja që ofrohen për ta në treg si dhe argëtohen.

Përgjatë viteve, organizata të ndryshme kanë qenë bashkëorganizatore të këtij eventi rinor ku krahas të rinjve kanë marrë pjesë edhe titullarë e përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, perfaqësues të bizneseve dhe personazhe të njohur të sportit dhe artit.
"Të rinjtë përgatiten për mundësi dhe mirëqenie"  ishte tema kryesore e festivalit të këtij viti. Mbi 100 të rinj nga 9 bashki të Shqipërisë u mblodhën në Korçë për të adresuar përmes sportit probleme të gjithëpërfshirjes e pa pabarazisë gjinore.
 
Ndërkohë përmes bisedave me panelistët, ata shkëmbyen ide dhe adresuan problematikat që i shqetësojnë. Të pranishëm në këtë pikëtakim të rinisë ishin..
Edicioni i 6-të i Festivalit të Rinisë 2022 u organizua nga World Vision Albania në bashkëpunim me Regional Youth Cooperation Office - RYCO dhe Kongresi Rinor Kombëtar, dhe u mbështetet nga One Telecommunications dhe DigitAlb.
Në ditën e parë të Festivalit të Rinisë u kombinuan aktivitetet sportive me mesazhet avokuese për përfshirjen sociale dhe gjinore të fëmijëve dhe të rinjve. Eventi u mbajt tek Qyteza e Fëmijëve dhe ishte konceptuar si një finale e mini-kampionateve të fushatës 1 Goal 4 Impact.

Të rinjtë nga 108 shkolla në Dibër, Shkodër, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Durrës, Librazhd, Maliq dhe Korçë realizuan ndeshje sportive në disiplinat basketboll dhe volejboll duke synuar adresimin  e pabarazisë gjinore dhe përjashtimin social.
 
          

Në Pazarin e Vjetër të Korçës u organizua një mbrëmje muzikore ndërmjet eventeve maratonë që pasuan njëri tjetrin përgjatë 2 ditëve të Festivalit të Rinisë 2022. Mbrëmja festive përcolli tek të rinjtë energji, ritëm dhe gëzim rinor nën tingujt e muzikës së këngëtarëve të mirënjohur Lind Islami dhe Venera Lumani. Ata kënduan live disa prej këngëve më të bukura shqiptare dhe të huaja për të rinjtë pjesëmarrës, qytetarët korçarë dhe turistët që kishin zgjedhur Korçën si destinacionin e tyre në prag fundjave.

Mbrëmja u moderua nga Jonida Shehu, e cila me bashkëpunimin e dy këngëtarëve disa prej të rinjve patën mundësinë të eksploronin talentin e tyre live në skenë.
Atmosfera nën tingujt e muzikës i shtoi edhe më shumë ritëm dhe energji pozitive këtij Festivali të Rinisë.

       
Dixhitalizimi, inovacioni dhe aftësitë e buta të shekullit të 21-të ishin kryefjala e diskutimeve në ditën e dytë të Festivalit të Rinisë 2022, ku të rinjtë u njohën edhe me perspektivat e karrierës për të ardhmen.
Në panelin e parë të organizuar në bibliotekën Thimi Mitko në Korçë, të rinjtë patën mundësi të bashkëbidesonin ballë për ballë me përfaqësuesit e disa prej institucioneve përgjegjëse për hartimin e politikave për të rinjtë.
Eventi ishte interaktiv dhe iu krijoi të rinjve hapësirën e nevojshme për të shkëmbyer ide dhe për të dialoguar me politikëbërësit në nivel qendror dhe lokal si dhe me bizneset dhe organizatat që mbështesin aftësitë dhe mundësitë për punësimin e të rinjve. Përgjatë dy sesioneve të tjera, të rinjtë patën mundësi të njihen në mënyrë të detajuar rreth iniciativave që mbështesin fuqizimin e tyre.
Kongresi Rinor Kombëtar udhëhoqi  sesionin e dytë me temë:  

"Garancia Rinore, si një mundësi e shtuar që ofrohet në vendin tonë për ata të rinj të cilët gjenden jashtë sistemit arsimor apo trajnimeve."
Sesioni i tretë u drejtua nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor, ndersa theksi i diskutimeve ishte rëndësia e investimit në pjesëmarrjen e të rinjve. Të rinjtë u njohën dhe u përfshinë në në diskutime për tre iniciativa të rëndësishme:

Programi “Supershkollat”; Çelja e thirrjes së pestë për organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë, si edhe nisma “Zërat e të rinjve për komunitete më të forta”.
Përgjatë sesioneve të ditës së dytë, ‘Video-muzeu virtual’ ishte një hapësirë alternative e hapur për pjesëmarrësit dhe vizitorët me video të ideuara dhe realizuara nga të rinjtë e 9 qyteteve të Shqipërisë.
Ndër vite, Festivali i Rinisë ka marrë jehonë në media si gazetë, radio, tv apo portale online. Ndiqni disa prej intervistave dhe pasqyrimeve mediatike të Festivalit:
 
                    
           
                                
KUSH JEMI NE


 
World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej dy dekadash, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ndikon në jetën e mbi 62 mijë fëmijëve në 26 bashki.






This email was sent to <<Email Address>>
why did I get this?    unsubscribe from this list    update subscription preferences
World Vision Albania & Kosovo · Rruga Skenderbej · Tirana 1001 · Albania