Copy

 

Buletini Informativ

                                                                                                                                     Volumi 4, (Prill – Qershor 2022)
Mirësevini në buletinin tonë të katërt të lajmeve nga platforma Dua Partner Invest, me zhvillime të reja me të cilat ju ftojmë të njiheni më poshtë!
Dua Partner Invest është iniciativë e Partnerëve Shqipëri në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit. Kjo platformë është një qendër virtuale që i shërben komunitetit të startup-eve të Ballkanit Perëndimor, që do të përmirësojë lidhjet, shtrirjen dhe qasjen në mundësitë e financimit. Dua Partner Invest ndihmon në kapërcimin e suksesshëm të barrierave të aksesit në financa duke qenë një vend kryesor dhe kryqëzim i talenteve të rinj premtues të cilët përballen me sfidën e vazhdueshme të gjetjes së mbështetjes për të zbatuar idetë e tyre në praktikë, dhe investitorëve me eksperiencë që janë në kërkim të arritjeve tjera të mëdha.
    PARTNERITETE DHE BASHKËPUNIME  

PARLAMENTI EVROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR PLANIN E VEPRIMIT PËR EKONOMINË SOCIALE (SEAP)
Më 6 korrik 2022, në seancën plenare të Parlamentit Evropian, e mbajtur në Strasburg, u miratua Raporti i INI mbi Planin e Veprimit të BE-së për Ekonominë Sociale. Raporti përbën një kontribut kyç nga Parlamenti Evropian në Planin e Veprimit për Ekonominë Sociale (SEAP) të nisur nga Komisioni Evropian në dhjetor 2021, të cilin bashkëkryetarja e grupit të Ekonomisë Sociale Patrizia Toia (S&D, IT) e ka përcaktuar si një ndryshim i lojës për ndërmarrjet dhe organizatat e ardhshme të ekonomisë sociale të BE-së.
Lexoni më shumë
SAMITI I EKONOMISË SOCIALE  NË STRASBURG
Në datat 5 dhe 6 maj në Strasburg u organizua konferenca me temë “Ekonomia sociale e ardhmja e Evropës”. Pjesëmarrësit në konferencë patën mundësinë të përfitojnë nga dinamika evropiane në favor të ekonomisë sociale, të takojnë aktorë, rrjete dhe institucione, të (ri)zbulojnë mjetet në dispozicion për të ndërmarrë, rinovuar dhe zhvilluar më tej aktivitetet e tyre.
Lexoni më shumë
MBËSHTETJE PËR STARTUP-ET DHE LEHTËSUESIT E STARTUP-EVE NË SHQIPËRI
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka shpallur në muajin maj thirrjen për aplikim për grant në mbështetje të startup-eve. Startup-et dhe Lehtësuesit e Startup-eve, si dy prej kategorive kryesore të komunitetit të sipërmarrjes kanë mundësi të përfitojnë nga ky grant, në përputhje me fazën e tyre të zhvillimit. Startup-et kanë mundësi të përfitojnë deri në 5 milion lekë, ndërkohë që Lehtësuesit e Startup-eve deri në 10 milion lekë dhe bashkitë në rolin e Lehtësuesit financohen deri në shumën 20 milion Lekë.
Thirrja ndoqi miratimin e pesë Vendimeve që plotësojnë Ligjin “Për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve” në maj të vitit 2022.

Lexoni më shumë
 PARTNERITETE DHE BASHKËPUNIME 

DUA PARTNER INVEST PJESË E DATABAZËS SË “THE POSSIBILISTS”

Dua Partner Invest është tashmë pjesë e databazës së “The Possibilists”, e cila operon në rang global dhe ka në fokus ofrimin e granteve, ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen për inovatorët e rinj.
"The Possibilists" është një aleancë e krijuar nga 16 rrjete, me synim kontributin drejt përmirësimit të jetës së inovatorëve socialë të rinj në botë. Nëpërmjet këtij anëtarësimi, platforma DPI do të ofrojë kontributin e saj ndaj ekosistemit të “The Possibilists” dhe do t’u sjellë mundësi të reja anëtarëve të saj. 

Lexoni më shumë

FIL ROUGE CAPITAL

Pas organizimit të suksesshëm të takimit “Meet Fil Rouge Capital, A VC firm for the BOLD”, Dua Partner Invest vijon bashkëpunimin me Fil Rouge Capital. Pesë sipërmarrës të rinj, anëtarë të platformës DPI që operojnë në fushën e teknologjisë dhe të digjitalizimit, u përzgjodhën dhe u ftuan që të regjistrohen e të marrin pjesë në programin e Akselerimit të Fil Rouge Capital, duke shtruar në këtë mënyrë rrugën për të marrë mbështetje dhe financim të mëtejshëm. 
Ne inkurajojmë sipërmarrësit me ide në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit që të regjistrohen dhe t'i bashkohen platformës Dua Partner Invest për të përfituar nga kjo mundësi si dhe nga avantazhe të tjera që platforma ofron.

    MEKANIZMA FINANCIMI DHE MBËSHTETËS
KONKURSI I BIZNESEVE TË GJELBËRTA 2022 
Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta 2022, u zhvillua në 19 maj 2022. Finalistët e përzgjedhur midis aplikimeve nga sipërmarrjet sociale, individët, bizneset e vogla dhe organizatat jo-fitimprurese, prezantuan idetë e tyre të biznesit dhe u vlerësuan nga një juri e pavarur ekspertësh. Konkursi mbështet idetë e biznesit në dy fasha: Fasha 1 ”Ide biznesi në fazë konceptuale” me një fond prej 500 000 Lekë për ide dhe Fasha 2 “Biznes në fazat e para të zhvillimit” me një fond prej 800 000 Lekë për biznes.
Fituesit nga Shqipëria për këtë vit janë: "Shebenik Egnatia Explorers", “Qukapiku Lodra Edukative", "Funky Cabins - Glamping", "Belsh Smart City". Konkursi organizohet nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen financiare të Rockfeller Brothers Fund, bashkëfinancim të programit Erasmus +, Tirana Bank, One Telecommunications dhe Credins Bank.
Tre idetë e para të vlerësuara do të konkurrojnë për fonde shtesë në Konkursin Rajonal, i cili do ta mbahet në muajin shtator në Selanik të Greqisë, me pjesëmarrjen e fituesve nga Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. 

Lexoni më shumë
WORK4YOUTH: INNOVATION BOOT CAMPS 
Kampet e  dyta të Inovacionit “Innovation Boot Camp 2022” u zhvilluan në muajin prill në zonën ndër-kufitare të Shqipërise dhe Malit të Zi me synim zhvillimin e dijeve praktike të të rinjve në fushën e sipërmarrjes. Dita finale e secilit kamp kulminoi me prezantimin e planeve të biznesit të zhvilluara nga të rinjtë përpara një jurie ekspertësh. 
Tetë ide fituese nga secili kamp do të mbështeten dhe promovohen më tej nga projekti deri në gjetjen e mundësive për financim, mentorim e zhvillim. Kampet i lanë vendin seancave individuale të mentorimit, ku të rinjtë zhvilluan më tej planet e tyre të biznesit dhe ato financiare. 

Lexoni më shumë
EVENTE
SEANCA INFORMUESE
 TRAVELIFE FOR TOUR OPERATORS
Dua Partner Invest në kuadër të partneritetit meTravelife for Tour Operators organizoi dy seanca informuese në lidhje me qëndrueshmërinë në turizëm.
Në seancën e parë, e organizuar në muajin prill, operatorët turistikë u njohën me programin “SUSTOUR SME” dhe përfitimet që ofrohen për anëtarët e platformës DPI, ndër të cilat tarifë e përgjysmuar anëtarësimi në Travelife për vitin e parë. Për më tepër, për anëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrja në program është pa tarifë aplikimi.15 kompani të sektorit të turizmit nga Shqipëria, 2 nga Kosova, 3 nga Maqedonia e Veriut, 3 nga Serbia, 11 nga Mali i Zi dhe 7 nga Bosnja dhe Hercegovina, si vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor janë përzgjedhur tashmë për të qënë pjesë e programit. 
Seanca e dytë kushtuar operatorëve turistikë, agjencive turistike dhe bizneseve të sektorit të turizmit u mbajt në qershor. Elite Travel Group, si agjencia e parë që mori certifikimin “Travelife Certified” në Shqipëri dhe Berati Tours Albania që mori certifikimin “Travelife Partner” ndanë përvojat e tyre.
Ftojmë të gjithë operatorët turistikë nga vendet e Balkanit Perëndimor të regjistrohen dhe t'i bashkohen platformës Dua Partner Invest për të përfituar nga zbritjet në tarifën e anëtarësimit në Travelife, e ofruar vetëm për anëtarët e DPI-së si pjesë e partneritetit DPI dhe Travelife for Tour Operators.

Read More
PREZANTIMI I PLATFORMËS DUA PARTNER INVEST  PRANË FAKULTETIT TË EKONOMISË NË UNIVERSITETIN E TIRANËS 
Dua Partner Invest ka organizuar disa seanca informuese me synim prezantimin e platformës dhe të mundësive ndaj ekosistemit të sipërmarrjes. Një seancë informuese u mbajt në muajin prill me studentët e degës së Informatikës Ekonomike pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, duke iu paraqitur studentëve mundësinë e regjistrimit si “Sipërmarrës” dhe eksplorimin e përfitimeve që vijnë nga platforma. 
AKTIVITETE
 TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR INKUBATORIN MetSInc
Në muajin qershor, Tryeza e Rrumbullakët “Sipërmarrja Sociale dhe Angazhimi Publik” e organizuar pranë Universitetit Metropolitan Tirana, shërbeu si event përmbyllës i projektit për ngritjen e Inkubatorit MetSInc. Dua Partner Invest mori pjesë në këtë event, në përmbushje të rolit të saj si një platformë që ofron informacion dhe mundësi për aktorët e ekosistemit të sipërmarrjes. Me panelin dhe studentët e pranishëm u diskutua mbi sipërmarrjen sociale, sfidat dhe mundësitë dhe platforma u prezantua si mundësi që mbështet të rinjtë në tejkalimin e këtyre sfidave. 
Lexoni më shumë

PANAIRI I PUNËS NË FAKULTETIN E EKONOMISË NË UNIVERSITETIN E TIRANËS 
Dua Partner Invest iu prezantua studentëve gjatë Panairit të Punës të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës në muajin prill. Studentët u informuan në lidhje me procesin e regjistrimit, mundësitë dhe aktivitetet e organizuara nga platforma. Ekipi i platformës mori pjesë gjithashtu në aktivitetin “Mbështetja dhe zhvillimi i startup-eve inovative”, ku Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe përfaqësues të FEUT-së, Bashkisë Tiranë, bizneseve dhe organizatave mbështetëse diskutuan bashkërisht mbi zhvillimin dhe mundësitë në mbështetje të sipërmarrjes dhe startup-eve. 
Lexoni më shumë

TAKIMI PËR PROJEKTIN "WISEs4YOUTH"  
Takimi i zhvilluar në muajin prill shënoi fillimin e një projekti të ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor “WISEs4YOUTH” – Work Integration Social Enterprises, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse të sipërmarrësve të rinj social në Ballkanin Perëndimor. Nëpërmjet aktiviteteve të tij, projekti do të mbështesë sipërmarrësit e rinj social, të rinjtë të interesuar për të ndjekur trajnimet për sipërmarrjen, të rinjtë që kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm dhe janë në kërkim të mundësive për punësim, duke u ofruar atyre mundësinë për të fituar njohuri dhe aftësi menaxheriale.
WISEs4Youth zbatohet nga Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve të Integrimit Social (ENSIE) Belgjikë, Act Group(AG) Kroaci, Shoqata Sllovene për Shëndetin Mendor (SENT) Slloveni, Iniciativa për Zhvillim dhe Bashkëpunim (IDC) Serbi, Instituti i Zhvillimit të Komunitetit (CDI) Maqedonia e Veriut, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA) Shqipëri. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lexoni më shumë
PËRVJETORI I 25-TË I DIESIS NETWORK  
Anëtarët e Diesis Network, pjesë e të cilit është dhe Partnerët Shqipëri, morën pjesë në disa aktivitete të organizuara në Bruksel në kuadër të përvjetorit të 25-të të Diesis. Së bashku me aktorë të tjerë, ata diskutuan me përfaqësues të Komisionit Evropian nga DG NEAR dhe DG GROW në lidhje me ekosistemin e Ekonomisë Sociale në Ballkanin Perëndimor, si dhe për ndërtimin e një plani për arritjen e dialogut konstruktiv.
Rrjeti zhvilloi disa evente paralele, të cilat u përqendruan në “Zhvillimin e Sipërmarrjes Sociale në komunitetet lokale” dhe “Ekonomia Sociale në turizëm për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”. 

Lexoni më shumë
TAKIM RRJETËZIMI DHE WORKSHOP: EKONOMIA SOCIALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 
Në kuadër të projektit WB SEA, organizatat partnere të projektit morën pjesë në qershor në takimin rrjetëzues dhe workshop-in e mbajtur nga Diesis Network në Bruksel. Partnerët patën mundësi të diskutonin dhe dakordësonin mbi një plan për ndjekjen e një rrugëtimi të përbashkët për zhvillimin e Ekonomisë Sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lexoni më shumë
SIMPOZIUM MBI RININË "DREJTIMI I TRANZICIONEVE: PËRSHTATJA E POLITIKAVE NDAJ REALITETIT NË NDRYSHIM TË TË RINJVE”
Në fund të qershorit, Partnerët Shqipëri dhe ENSIE Network, partnerë në projektin WISEs4Youth, morën pjesë në një simpozium mbi rininë “Drejtimi i tranzicioneve: Përshtatja e politikave ndaj realitetit në ndryshim të të rinjve”, organizuar në Shqipëri nga partneriteti midis Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës në fushën e rinisë. Në simpozium u prezantua projekti WISEs4Youth, si një projekt që synon zhvillimin e sipërmarrjes sociale të të rinjve në Ballkanin Perëndimor si përgjigje ndaj sfidave në rajon. Partnerët Shqipëri ndau informacion në lidhje me sfidat, mundësitë dhe disa nga praktikat më të mira të angazhimit të të rinjve në fushën e sipërmarrjes në Shqipëri.
Lexoni më shumë
PANAIRI DHE KONKURSI KOMBËTAR I KOMPANIVE TË NXËNËSVE JAA 2022
Partnerët Shqipëri mori pjesë në Panairin dhe Konkursin Kombëtar të Kompanive të Nxënësve organizuar nga Junior Achievement of Albania. Në këtë panair, ekipi i Dua Partner Invest mësoi më shumë rreth ideve të biznesit të studentëve, start-up-eve, kompanive dhe prezantoi platformën DPI si një mundësi për sipërmarrësit e rinj për të përfituar nga shërbimet që ofron DPI.
Lexoni më shumë
  LAJME
LAJME
Dua Partner Invest si një platformë ku anëtarët gjejnë informacione të vlefshme dhe mundësi të rëndësishme, i ka ofruar komunitetit të saj të Ballkanit Perëndimor mundësi ekspozimi për pjesëmarrje dhe aplikim në skema financimi dhe programe përshpejtimi, me qëllim mbështetjen e startup-eve dhe gjithë ekosistemit sipërmarrës në përgjithësi.
Lexoni më shumë nga lajmet tona
EVENTE TË ARDHSHME
Disa evente kryesore që pritet të ndodhin muajt e ardhshëm. Për më shumë na ndiqni!
  • “"Startup Pricing 101: How To Price Your Early Stage Startup Product" nga Founder Institute Sofia, në 13 korrik.
  • “How to Leverage a Financial Model to Supercharge Your Business” online, në 20 korrik. 
  • Success of Startups in Three Words: Innovation, Disruption and Technology” webinar, në 25 korrik.
  • Henkel dx Ventures’female business Hackathon, 1-3 Shtator, Berlin. 
  • Konkursi Rajonal i Ideve të Gjelbërta, shtator, Selanik, Greqi.
  • Webinar në Javën e Rajoneve Evropiane mbi "WISEs si një mjet për zhvillimin e sipërmarrjes lokale të të rinjve" me fokus në Ballkanin Perëndimor, online, 12 tetor 2022.                             Gjeni më shumë aktivitete në kalendarin tonë mujor të aktiviteteve.
KOMUNITETI YNË
Bashkohu
Facebook
LinkedIn
Instagram
Website
Email
Dua Partner Invest është një sipërmarrje e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Kontakt
Email: info@duapartnerinvest.com
Tel/Fax:00355 42254881
Adresa:Rruga e Elbasanit, Park Gate Building, kati 10-të, Ap. 71 / 73, Kutia Postare 2418/1, 1010 Tiranë, Shqipëri
 






This email was sent to <<Email Address>>
why did I get this?    unsubscribe from this list    update subscription preferences
Dua Partner Invest · Elbasani Street, Park Gate Building, 10th floor, App. 71 / 73 · Tirana 1010 · Albania

Email Marketing Powered by Mailchimp