Copy
Të Nderuar Kolegë,

Partnerët Shqipëri do të zhvillojë një anketim me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri. Kohëzgjatja varion nga dhjetë deri në njëzet minuta, në varësi të përgjigjeve tuaj.

Anketimi do të kryhet me telefon ose nëpërmjet platformës ZOOM. Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në anketim me email në kkeruti@partnersalbania.org, specifikoni formën e preferuar të zhvillimit të anketimit (telefon ose ZOOM) dhe na sugjeroni një orar të përshtatshëm kur mund t’ju kontaktojmë midis datave 5 – 9 Korrik, ora 8:30 – 17:00. Anketimi sugjerohet të zhvillohet me drejtuesin e organizatës.

Ky anketim ka të bëjë me politikat e financimit të terrorizmit dhe se si ato ndikojnë sektorin e OJF-ve. Përgjigjet tuaja janë të rëndësishme, edhe nëse mendoni se nuk keni informacion mbi këtë çështje.
Shqipëria është anëtare e MONEYVAL, një organ rajonal që zbaton standardet ndërkombëtare për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit të përcaktuara nga Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar (i njohur si FATF). Shumica e standarteve të FATF zbatohen për qeverinë dhe institucionet financiare. Por, Rekomandimi 8 i FATF i referohet riskut të abuzimit të sektorit të OJF-ve nga financimi i terrorizmit.

FATF zhvilloi një studim ndërkombëtar të financimit të terrorizmit në sektorin e OJF-ve[1], nga i cili rezultoi se ekzistonte një risk shumë i vogël, por real i financimit të terrorizmit. Ky fakt kërkon që shtetet të ndërmarrin një 'qasje të bazuar në risk' kundrejt financimit të terrorizmit. Në praktikë, kjo do të thotë se ata duhet të vlerësojnë nivelin e riskut të financimit të terrorizmit, dhe pastaj të vlerësojnë sesa efektive janë masat për të zvogëluar çdo risk të identifikuar.

Ky proces mund të çojë në rekomandime për ndryshimin e mënyrës së rregullimit të OJF-ve në Shqipëri, ose në mënyrën se si bankat punojnë me klientët e tyre OJF. Është e rëndësishme që zëri dhe këndvështrimi i OJF-ve shqiptare të dëgjohet. Ky është qëllimi i këtij anketimi. Ne do të përdorim të dhënat për të siguruar një bazë të fortë provash për të ushqyer diskutimet tona me qeverinë dhe bankat në lidhje me financimin e terrorizmit në sektorin e OJF-ve, dhe mënyrën më të mirë për t'iu përgjigjur këtij problemi. 

Ky është një anketim anonim. Anketimi konsiston kryesisht në pyetje me alternativa. Përgjigjet tuaja janë konfidenciale dhe ne nuk do ia përcjellim të dhënat tuaja askujt që mund t’ju identifikojë, ju ose organizatën tuaj.

Ky anketim zhvillohet me mbështetjen e programit “Combatin Illicit Financial Flows” zbatuar nga GIZ dhe mbështetur financiarisht nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
 
[1]Risku i abuzimit terrorist në organizatat jofitimprurëse” është emri i raportit të FATF dhe mund të gjendet në internet duke kërkuar këtë term. Është botuar në Qershor 2014

NA NDIQNI NË 
Facebook: @partnersalbania
Instagram: @PartnersAlbania
Twitter: @PartnersAlbania
Youtube: PartnersAlbania
Linkedin: Partners Albania for Change and Development



Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Rruga e Elbasanit, ndërtesa Park Gate, kati i 10-të,
Ap. 71 / 73, Tiranë
Tel: +355 4 2254881 ​
Mob: 0697889600  
partners@partnersalbania.org
 http://www.partnersalbania.org