Copy

Partnerët Shqipëri kanë kënaqësinë t'ju kontaktojnë nëpërmjet një ftese për të marrë pjesë në aktivitetin tonë Rajonal "Një klik larg drejt sipërmarrjes!" që do të organizohet online më 20 Tetor 2021, në orën 10:00 - 12:00 9 (CET).
 
Në këtë event Partnerët Shqipëri do të ndajnë me ju mundësitë më të reja dhe më emocionuese për zhvillimin e bizneseve të reja (startups) në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke bashkuar të gjithë aktorët e interesuar, përfaqësuesit e komunitetit të donatorëve dhe autoritetet publike, firmat e kapitalit të sipërmarrjes, engjëjt e biznesit, qendrat e nxitjes së sipërmarrjes, programet e akselerimit, organizatat mbështetëse, startupet e suksesshme dhe organizatat e shoqërisë civile nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
 
Panelistët e nderuar në këtë aktivitet do të diskutojnë mbi mundësitë, mekanizmat mbështetës dhe rolin e rëndësishëm që startupet dhe sipërmarrjet e reja mund të luajnë në ekonominë dhe shoqërinë e ardhshme të rajonit. Ata do të ofrojnë njohuri dhe do të diskutojnë mbi kornizat ligjore dhe rregullatore kombëtare, politikat dhe instrumentet mbështetëse ekzistuese për startupet, sipërmarrjen dhe efektivitetin e tyre, mbi financimin, rrjetëzimin dhe mundësitë e investimeve, si elementë kryesorë për fuqizimin e ekosistemit të startupeve.
 
Në këtë drejtim, platforma Dua Partner Invest, nisma e fundit e Partnerëve Shqipëri në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit, do të prezantohet zyrtarisht për një audiencë të gjerë. Kjo qendër virtuale i shërben komunitetit të startupeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për të rritur lidhjet, shtrirjen dhe lehtëson mundësitë e aksesit në financa.
 
Ne do ta vlerësonim shumë pjesëmarrjen tuaj në këtë event, në shërbim të rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal!

* Axhenda dhe linku i eventit online do t'ju dërgohet së shpejti!
 



Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Rruga e Elbasanit, ndërtesa Park Gate, kati 10,  Ap. 71 / 73,
kutia postare 2418/1, Tiranë, Shqipëri
Tel: 00355697889600 | 00355 42254881
Email: partners@partnersalbania.org 
Web: http://www.partnersalbania.org