Copy

 

Buletini Informativ

                                                                                                                                     Volumi 6 (Tetor – Dhjetor 2022)
Mirësevini në buletinin tonë të gjash të lajmeve nga platforma Dua Partner Invest, me zhvillime të reja me të cilat ju ftojmë të njiheni më poshtë!
Dua Partner Invest është iniciativë e Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit. Kjo platformë është një qendër virtuale që i shërben komunitetit të startup-eve të Ballkanit Perëndimor, që do të përmirësojë lidhjet, shtrirjen dhe qasjen në mundësitë e financimit. Dua Partner Invest ndihmon në kapërcimin e suksesshëm të barrierave të aksesit në financa duke qenë një vend kryesor dhe kryqëzim i talenteve të rinj premtues të cilët përballen me sfidën e vazhdueshme të gjetjes së mbështetjes për të zbatuar idetë e tyre në praktikë, dhe investitorëve me eksperiencë që janë në kërkim të arritjeve tjera të mëdha.
   ZHVILLIMET NË FUSHËN E SIPËRMARRJES

PREZANTIMI I SEE WEST: ALEANCA E PARË RAJONALE MIDIS ORGANIZATAVE MBËSHTETËSE TË EKONOMISË SOCIALE

Viti 2022 u përmbyll me një zhvillim të rëndësishëm në arenën rajonale: prezantimin e aleancës së parë rajonale të organizatave kombëtare mbështetëse të Ekonomisë Sociale në Ballkanin Perëndimor - SEE WEST: Ekosistemi i Ekonomisë Sociale në Ballkanin Perëndimor (Social Economy Ecosystem in the Western Balkans)
Kjo aleancë është krijuar nga aktorët e Ekonomisë Sociale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, njëkohësisht anëtarë të rrjetit Diesis, për të bashkëpunuar në drejtim të zhvillimit të sektorit të Ekonomisë Sociale në rajon. Partnerët u mblodhën në Podgoricë më 14 dhjetor 2022 dhe nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi duke përcaktuar objektivat për të ardhmen dhe duke shënuar këtë hap bashkëpunimi! 
Organizatat partnere janë Diesis Network (Belgjikë), Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Shqipëri), ADP -Zid (Mali i Zi), ARNO (Maqedonia e Veriut), CDP Globus (Bosnjë dhe Hercegovinë), COSV (Itali), Young Ambassadors (Serbi), Lens (Kosovë), KoRSE (Serbi) dhe Public (Maqedonia e Veriut).

Lexoni më shumë mbi alencën SEE WEST
REGJISTRI I SIPËRMARRJEVE SOCIALE NË MAQEDONINË E VERIUT  
 
Më 22 nëntor, ARNO publikoi krijimin e Regjistrit të parë të Sipërmarrjeve Sociale në Maqedoninë e Veriut. Regjistri synon të paraqesë një hartë të sipërmarrjeve sociale duke pasur si qëllim përfundimtar jo vetëm informimin, por edhe inicimin e bashkëpunimeve të reja ndërmjet sipërmarrjeve sociale, bizneseve dhe institucioneve shtetërore. Krijimi i një regjistri të këtij lloji do të mundësojë promovimin e sipërmarrjeve ekzistuese sociale në të cilat punojnë apo drejtojnë të rinjtë, por do të shërbejë edhe si burim për analiza të mëtejshme të kapaciteteve dhe nevojave të sipërmarrjeve ekzistuese sociale.
Mësoni më shumë për procesin e hartimit dhe aksesoni regjistrin
JAVA GLOBALE E SIPËRMARRJES  
 
Datat 14-20 nëntor 2022, i kushtohen Javës Globale të Sipërmarrjes. Më shumë se 40,000 aktivitete u organizuan në ekosistemin e sipërmarrjes në 200 vende, që kanë të bëjnë me ngjarje, workshpe dhe konkurse të zhvilluara gjatë kësaj jave. Qëllimi është fuqizimi i sipërmarrësve të rinj dhe atyre që përballen me barriera sistematike në ngritjen dhe zhvillimin e kompanisë së tyre, duke u fokusuar në katër shtylla kryesore, përkatësisht: Arsimi, Ekosistemet, Përfshirja dhe Politikat.
Zbuloni më shumë për secilën shtyllë dhe ngjarjet kryesore
    MEKANIZMA FINANCIMI DHE MBËSHTETËS
RRUGËTIMI RISE
 
Rrugëtimi RISE filloi! Rrugëtimi RISE është një program që i ndihmon të rinjtë inovatorë të mësojnë, të zhvillohen dhe të bëjnë një ndryshim në mjedisin e tyre rrethues. Ai është i përqendruar në bashkëpunim, shkëmbimin e ideve dhe të mësuarit të përbashkët për të arritur rezultate më të larta, dhe zhvillohet në dy faza: Faza e Ideimit dhe Faza e Inkubimit. Në fazën e dytë programi gjithashtu u ofron të rinjve mundësinë për të marrë pjesë në programe mobiliteti si dhe për të përfituar nga grante për zhvillimin e biznesit. Këto grante do t'i ndihmojnë ata të eksplorojnë praktikat rajonale të biznesit social dhe do t'u japin atyre një shtysë financiare. 
Informohuni më gjerësisht në lidhje me programin dhe pjesëmarrësit “Risers”
AKADEMIA E GRAVE SIPËRMARRËSE
 
Akademia për Gratë Sipërmarrëse (AWE: Academy for Women Entrepreneurs) në Shqipëri shpalli zyrtarisht edicionin e saj të tretë, në tetor të vitit 2022. AWE është një program sipërmarrjeje i zbatuar nga Destil Creative Hub, dedikuar grave sipërmarrëse, i cili ofron përmbajtje të përshtatur me kontekstin lokal, rrjetëzim dhe mundësi mentorimi. Programi synon t’i pajisë gratë sipërmarrëse me mjetet e nevojshme për të krijuar dhe zhvilluar bizneset e tyre, për të rritur kapitalin dhe për t'u lidhur në mënyrë efektive me sipërmarrës të tjerë të suksesshëm. Në edicionin e këtij viti, AWE u zhvillua nën sloganin "AWE goes green", duke ofruar gjithashtu një çmim deri në shumën 7500$. Anëtarë të platformës Dua Partner Invest, në kategorinë ‘Sipërmarrës’, i janë bashkuar këtij edicioni të Akademisë. 
Lexoni  më shumë
EVENTE
SEANCA INFORMUESE

QËNDRUESHMËRIA NË TURIZËM
 
Dua Partner Invest në bashkëpunim me Travelife për Operatorët Turistikë, organizoi në 23 nëntor 2022, seancën e tretë informuese online për qëndrueshmërinë në turizëm “Sesion informues për Operatorët Turistikë”.
Pjesëmarrësit u informuan në lidhje me programin Travelife të certifikimit për Qëndrueshmërinë dhe kriteret e nevojshme, si dhe diskutuan në lidhje me përvojën e anëtarëve dhe të sfidave të hasura gjatë rrugëtimit të certifikimit, me Znj. Terena Cardwell, Koordinatore për Qëndrueshmërinë.  Seanca u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të krijuar midis platformës Dua Partner Invest dhe Travelife për Operatorët Turistikë, Agjencitë e Udhëtimit, si dhe Bizneset e Sektorit të Turizmit që janë anëtarë të platformës DPI. 
Lexoni më shumë mbi këtë event
AKTIVITETE

TAKIM JOFORMAL - PARTNERËT BËHEN BASHKË!
 
Gjatë javës globale të sipërmarrjes, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim organizoi një “Takim Joformal” për të festuar punën dhe partneritetet e saj në mbështetje të Sipërmarrjes Sociale dhe Filantropisë!
Antarë të Dua Partner Invest, sipërmarrës socialë, institucione financiare - mbështetës të programeve të Partnerëve Shqipëri ndër vite dhe organizata të shoqërisë civile u bashkuan për të festuar sukseset e arritura së bashku, për të shkëmbyer praktika dhe për të diskutuar për bashkëpunime të mëtejshme për nisjen e nismave të reja entuziaste.
Sinergji rajonale u krijuan me të ftuarit nga Balkan Green Ideas!
KONKURSI I BIZNESEVE TË GJELBËRTA 2022: VIZITA STUDIMORE E MENTORËVE DHE SIPËRMARRËSVE
 
Në datat 6-11 nëntor 2022 u zhvillua në Shqipëri “Vizita Studimore e Mentorëve dhe Sipërmarrësve”, e organizuar në kuadër të projektit “Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta” (Balkan Green Ideas). Pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor zhvilluan seminare në të cilat u diskutua mbi potencialin e të rinjve për të zhvilluar biznese të gjelbërta si dhe u ndanë eksperiencat në organizimin e konkurseve kombëtare. Ata vizituan shembuj pozitivë të Sipërmarrjeve Sociale të Gjelbërta, si dhe u informuan më gjerësisht rreth rrugëtimit të tyre sipërmarrës, përkatësisht: Rinora Handmade, Qukapiku Lodra Edukative, Qendra per Edukim Kulinar, Pemla, dhe Mrizi i Zanave.
Lexoni më shumë në lidhje me aktivitetin dhe sipërmarrjet e vizituara

WORK4YOUTH: EVENTI PREZANTUES I IDEVE SIPËRMARRËSE
 
Eventi i dytë prezantues i ideve sipërmarrëse, në kuadër të projektit “Work4Youth” u mbajt në nëntor në Shkodër, ku sipërmarrësit e rinj nga zona ndërkufitare Shqipëri-Mali i Zi prezantuan idetë e tyre të biznesit. Përgjatë një rrugëtimi gjashtë mujor, të rinjtë me mbështetjen e mentorëve dhe ekspertëve të sipërmarrjes patën mundësinë të transformojnë idetë e tyre sipërmarrëse dhe të përgatisin plane biznesi, të gatshme për të përfituar mbështetje financiare nga skemat ekzistuese të financimit lokale dhe kombëtare, si dhe nga investime private në të dy vendet.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga znj. Edona Bilali, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, e cila gjatë tij prezantoi programe dhe iniciativa të ndryshme qeveritare në mbështetje të sipërmarrjes dhe punësimit të të rinjve, duke ftuar sipërmarrësit e rinj të aplikojnë në këto mekanizma mbështetës. Gjithashtu, përfaqësues të pushtetit vendor nga zona ndërkufitare, diskutuan për mundësi të tjera që u ofrohen sipërmarrësve të rinj në nivel vendor dhe ofruan rekomandimet e tyre.
Mësoni më shumë

WORK4YOUTH: KONFERENCA PËRMBYLLËSE
 
Projekti “Work4Youth” mblodhi së bashku në Konferencën Përmbyllëse në 13 Dhjetor në Shkodër, aktorët kryesorë të ekosistemit të sipërmarrjes, për të ndarë dhe diskutuar sukseset, sfidat dhe rekomandimet për të adresuar më mirë nevojat dhe prioritetet e sipërmarrësve të rinj në zonën ndërkufitare Shqipëri – Mali i Zi. Konferenca ishte finalizimi i dy viteve punë intensive me sipërmarrës të rinj nga rajoni i Shkodrës në Shqipëri dhe komunat e Tuzit, Barit dhe Podgoricës në Mal të Zi, dhe përpjekjeve për të siguruar mbështetje për idetë e tyre të biznesit dhe Start-Up-ve nga aktorë të ndryshëm. 
Tematika e konferencës ishte e fokusuar në hapat e ardhshëm në të cilat aktorët mund të bashkëpunojnë për të rritur punësimin dhe vetëpunësimin e të rinjve në rajonin ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi. 
Lexoni më shumë

MBËSHTET SIPËRMARRJEN RINORE NË ZONËN NDËRKUFITARE SHQIPËRI - MALI I ZI!
 
Projekti Work4Youth për të rritur vizibilitetin dhe mbështetjen ndaj sipërmarrjeve rinore, ka prodhuar video promovuese për idetë e biznesit të të rinjve fitues të Innovation Boot Camp 2022 në rajonin ndërkufitar Shqipëri – Mal i Zi. 
Për të mbështetur idetë ndiqni videot më poshtë!

                                           
   GREEN BEAUTY       SA BIO PASTËRTIA E NATYRËS      MJEDRAT E DEJËS       
   HEALTHY DRINKS           HANDMADE WITH LOVE             SERA ME ALOE VERA  

 TRAJNIMI I DYTË MBI EKONOMINË SOCIALE
 
Në kuadër të projektit “Western Balkans Youth Social Economy Alliance” (WB SEA)”, u mbajt trajnimi në lidhje me Ekonominë Sociale, në Podgoricë, në datat 21-26 Tetor. Synimi ishte pajisja e të rinjve lehtësues të Ekonomisë Sociale (ES) me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivel vendor me të rinjtë e komunitetit, për ta konsideruar ES-në si një prej mjeteve që ata kanë në dispozicion për të iniciuar ndryshimin në këtë komunitet, si dhe për të arritur integrimin social dhe ekonomik të tij.
Ky aktivitet u pasua nga organizimi i Shkollave të Ekonomisë Sociale në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. 
 
SHKOLLAT E EKONOMISË SOCIALE

 
Shkollat e Ekonomisë Sociale konsistojnë në trajnime 3-ditore, pjesë e programit WB SEA LAB, ku sipërmarrësit e rinj socialë, punonjësit e organizatave rinore dhe të rinjtë e të rejat e tjerë të interesuar, mësuan mbi konceptin e Ekonomisë Sociale dhe nëpërmjet qasjes teorike dhe praktike, u pajisën me njohuri për të zhvilluar një ide inovatore, duke përdorur ekonominë sociale si një zgjidhje ndaj sfidave të ndryshme në komunitet, por duke e parë edhe si një mundësi punësimi.
Aktivitetet u zbatuan nga partnerët e projektit WB SEA në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Lexoni më shumë në lidhje me aktivitetin
 
KONFERENCA FINALE E WB SEA “POTENCIALI I EKONOMISË SOCIALE NË RAJONIN E BALLKANIT PERËNDIMOR” 

 
Datat 12-14 dhjetor 2022 shënuan realizimin e Konferencës përfundimtare të projektit WB SEA “Potenciali i Ekonomisë Sociale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, në Podgoricë. Konferenca mblodhi së bashku aktorët më të rëndësishëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në fushën e Ekonomisë Sociale, si: përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave rinore, sipërmarrës socialë dhe përfaqësues të sektorit të punësimit të të rinjve, për të kontribuar në identifikimin e një qasjeje të re për zhvillimin e ekonomisë sociale, duke shërbyer si një mundësi për të prezantuar dhe analizuar praktikat në nivel evropian.
Diskutime konstruktive u zhvilluan nga pjesëmarrësit në secilin panel, përkatësisht: “Zhvillimi i impaktit të Ekonomisë Sociale në nivel kombëtar”; "Përfshirja e ekonomisë sociale në politikat rinore"; “Praktikat e sipërmarrjeve sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor"; dhe "Nxitja e ekonomisë sociale për të krijuar vende të reja pune".
Lexoni më shumë për zhvillimet e konferencës

SEMINAR “SI TË NXISIM SIPËRMARRJEN SOCIALE MIDIS TË RINJVE ME DHE PA AFTËSI TË KUFIZUARA”
 
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në kuadër të projektit EYSET "Fuqizimi i Organizatave Rinore drejt Sipërmarrjes Sociale në Fushën e Turizmit" organizoi në tetor seminarin “Si të nxisim sipërmarrjen sociale midis të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuara”.
Seminari iu drejtua përfaqësuesve të organizatave rinore me qëllim prezantimin e dokumenteve të përgatitura nga projekti EYSET për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të organizatave rinore në mbështetjen e të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuara që duan të jenë sipërmarrës socialë, si dhe për të diskutuar mënyra alternative për të nxitur sipërmarrjen midis të rinjve përmes shërbimeve mbështetëse të ofruara nga organizatat rinore.
Mësoni më shumë rreth projektit dhe aktiviteteve të tij në buletinin e parë të projektit
 PRODUKTET E PROJEKTIT WISEs4YOUTH
 
Në kuadër të projektit WISEs4Youth in Western Balkans (WISEs4Youth), partnerët e projektit përgatitën produktet e para, të cilat janë dy module trajnimi drejtuar sipërmarrësve të rinj (potencial) të ardhshëm në Ballkanin Perëndimor:
  • Kurrikula për (trajnimin e partnerëve) mbi Sipërmarrjet  Sociale (SE) dhe Sipërmarrjet Sociale me në fokus Integrim në Punë (WISE – Work Integration Social Enterprise) 
  •  Kurrikula për menaxhimin dhe matjen e impaktit social
dhe raportin mbi “Zhvillimin e Moduleve të Trajnimit.

Kurrikulat do të përdoren gjatë sesioneve trajnuese që do të mbahen në vendet partnere (Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kroaci, Slloveni) për të rinjtë që synojnë dhe aspirojnë të bëhen sipërmarrës socialë!
Lexoni më shumë mbi projektin dhe dokumentet e përgatitura

“WISEs SI MJET PËR ZHVILLIMIN E SIPËRMARRJES RINORE LOKALE” 
 
Dua Partner Invest u promovua gjatë seminarit online “WISEs si mjet për zhvillimin e sipërmarrjes rinore lokale”, i organizuar në 12 tetor nga Rrjeti Evropian i Sipërmarrjeve të Integrimit Social (ENSIE) dhe partnerët  e tij  në kuadër të Javës së Rajoneve Evropiane (European Regions Week).
Workshop-i u organizua në tre shtylla kryesore:  prezantimi i ndikimit që WISE-t kanë në tregun lokal të punës; rëndësia e zhvillimit të WISE-ve në Ballkanin Perëndimor; si dhe inkurajimi dhe përfshirja e të rinjve në sipërmarrjet sociale në rajon.
Seminari u bashkëorganizua nga ENSIE dhe SENT, me kontributin e partnerëve të projektit WISEs4Youth. 
Lexoni më shumë mbi aktivitetin
 
ÇMIMI MENAXHERI WISE - ENSIE 2022

 
"Rrjeti Evropian i Sipërmarrjeve të Integrimit Social" (ENSIE) organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve të menaxherit WISE, e cila vlerësoi Sipërmarrjet Sociale me në Fokus Integrimin në Punë (WISEs) që punojnë në fushën e integrimit të të rinjve. Anëtarët e Dua Partner invest dhe sipërmarrje të tjera sociale të mbështetura nga Partnerët Shqipëri u inkurajuan të aplikojnë për çmimin dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të promovuar sipërmarrjet e tyre në nivel evropian. Në përfundim të procesit të aplikimit, tre finalistët morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Ekstra të ENSIE në Bruksel dhe fituesi do të ftohet në një vizitë studimore në WISE në vitin 2023.
Lexoni më shumë rreth çmimit
  PUBLIKIME

UDHËRRËFYESI PËR INFRASTRUKTURËN E KËRKIMIT DHE INOVACIONIT NË BALLKANIN PËRËNDIMOR
 
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka publikuar Udhërrëfyesin e Ballkanit Perëndimor në lidhje me Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit (Udhërrëfyesi i BP). Udhërrëfyesi i BP-së është një dokument strategjik politikash në përputhje me Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM: Common Regional Market) për vitin 2021-2024 dhe Agjendën e Ballkanit Perëndimor për Inovacionin, Kërkimin, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin (Agjenda e Inovacionit të BP). Ai përcakton një vizion të përgjithshëm për infrastrukturën e kërkimit dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor (BP) dhe hapat kryesorë të nevojshëm për ta përmbushur këtë vizion, si dhe identifikon aftësitë dhe mundësitë në Kërkim dhe Inovacion (K&I) për të nxitur ndërlidhjen, promovuar Ballkanin Perëndimor si një partner të besueshëm në K&I dhe përcakton rekomandimet kryesore për të arritur vizionin afatgjatë.
Shkarkoni dhe lexoni Udhërrëfyesin e BP

STATUSI I NDËRMARRJES SOCIALE – PIKËPYETJET DHE MUNDËSITË PËR NDRYSHIM


Partnerët Shqipëri ka publikuar në nëntor dokumentin e politikave “Statusi i Ndërmarrjes Sociale – Pikëpyetjet dhe mundësitë për ndryshim”. Ky dokument politikash, nëpërmjet analizës së procesit të aplikimit për statusin e Ndërmarrjes Sociale (NS) dhe të aplikimit për mbështetje financiare nga Fondi i Ndërmarrjeve Sociale (FNS) përmbledh dhe prezanton tek institucionet shtetërore përgjegjëse, ndërmarrjet sociale, OJF-të që dëshirojnë të marrin statusin e NS, donatorët që mbështesin zhvillimin e sipërmarrjeve sociale në Shqipëri dhe aktorë të tjerë të interesuar, çështjet kryesore që paraqesin barriera për aktivitetin e ndërmarrjeve sociale, si dhe ofron rekomandime që adresojnë sfidat e hasura dhe lehtësojnë procesin.

Lexoni dokumentin në Librarinë e platformës

NEVOJAT E TË RINJVE DHE ORGANIZATAVE RINORE NË LIDHJE ME SHËRBIMET MBËSHTETËSE PËR PUNËSIMIN E TYRE 
 
Partnerët Shqipëri është një nga organizatat partnere në projektin EYSET – Fuqizimi i Organizatave Rinore nëpërmjet Sipërmarrjes Sociale në Turizëm(2022-2024). Qëllimi i projektit është fuqizimi i organizatave rinore dhe profesionistëve që punojnë me të rinjtë, për të kontribuar në përfshirjen sociale, integrimin e shpejtë në tregun e punës dhe nxitjen e frymës së sipërmarrjes sociale midis të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuara në zinxhirin e vlerës së turizmit. 
Ky raport ofron një pasqyrë dhe një analizë të nevojave, mangësive, sfidave dhe sugjerimeve të të rinjve dhe organizatave rinore në lidhje me shërbimet mbështetëse për punësimin e tyre.
Shfletoni raportin 


ZHVILLIMI I MODULEVE TË  TRAJNIMIT
 

Partnerët Shqipëri së bashku me organizatat partnere nga rajoni dhe Evropa po zbatojnë projektin WISEs4Youth për të Rinjtë në Ballkanin Perëndimor (WISEs4Youth), i cili synon zhvillimin e aftësive sipërmarrëse të sipërmarrësve të rinj (të mundshëm) social në Ballkanin Perëndimor.
Në kuadër të këtij projekti është publikuar raporti mbi “Zhvillimin e Moduleve të Trajnimit”. Qëllimi i këtij raporti është të shpjegojë arsyetimin që qëndron pas procesit të zhvillimit të dy moduleve të trajnimit.

Raporti është i disponueshëm në secilën gjuhë përkatëse të partnerëve të projektit.


Shfletoni raportin 
  LAJME

LAJME
 
Dua Partner Invest si një platformë ku anëtarët gjejnë informacione të vlefshme dhe mundësi të rëndësishme, i ka ofruar komunitetit të saj të Ballkanit Perëndimor mundësi ekspozimi për pjesëmarrje dhe aplikim në skema financimi dhe programe përshpejtimi, me qëllim mbështetjen e startup-eve dhe gjithë ekosistemit sipërmarrës në përgjithësi.
Lexoni më shumë nga lajmet tona
AKTIVITETE TË ARDHSHME
Disa aktivitete që pritet të ndodhin muajt e ardhshëm. Për më shumë na ndiqni!
  • SOLARPOWER SUMMIT 2023: Get Ready for Solar” në  8-9 Mars 2023, 
  • Solar Startup Award” – në 9 Mars 2023 in në Bruksel, Belgjikë në Samitin “SOLARPOWER”
  • “1ST Circular Economy International Expo - Forward Green” –  nga 31 Marsi deri në 4 Prill, në Selanik, Greqi 
  •  “ALBANIAN DREAMIN' 2023” International Conference – në 23 prill në Tiranë, Shqipëri 
  •  Thirrje për Projekt Propozime: Projekti TWIST – Drejt një Modeli të ri të Sipërmarrjes Sociale në Asetet e Konfiskuara në Shqipëri” -Thirrja do të qëndroj e hapur nga 10 janari deri në 24 shkurt 
  • Lançimi i Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta 2023 në Shqipëri
  • Trajnim për të rinjtë mbi Sipërmarrjen Sociale, WISEs dhe Menaxhimin dhe Matjen e Impaktit Social, Projekti WISEs4Youth, Mars 2023, në Shqipëri.
KOMUNITETI YNË
Bashkohu
Facebook
LinkedIn
Instagram
Website
Email
Dua Partner Invest është një sipërmarrje e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Kontakt
Email: info@duapartnerinvest.com
Tel/Fax:00355 42254881
Adresa:Rruga e Elbasanit, Park Gate Building, kati 10-të, Ap. 71 / 73, Kutia Postare 2418/1, 1010 Tiranë, Shqipëri
 






This email was sent to <<Email Address>>
why did I get this?    unsubscribe from this list    update subscription preferences
Dua Partner Invest · Elbasani Street, Park Gate Building, 10th floor, App. 71 / 73 · Tirana 1010 · Albania

Email Marketing Powered by Mailchimp