Copy

 

Buletini Informativ

                                                                                                                                     Volumi 8 (Prill – Qershor 2023)
Mirësevini në buletinin tonë të tetë të lajmeve nga platforma Dua Partner Invest, me zhvillime të reja me të cilat ju ftojmë të njiheni më poshtë!
Dua Partner Invest është iniciativë e Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit. Kjo platformë është një qendër virtuale që i shërben komunitetit të startup-eve të Ballkanit Perëndimor, që do të përmirësojë lidhjet, shtrirjen dhe qasjen në mundësitë e financimit. Dua Partner Invest ndihmon në kapërcimin e suksesshëm të barrierave të aksesit në financa duke qenë një vend kryesor dhe kryqëzim i talenteve të rinj premtues të cilët përballen me sfidën e vazhdueshme të gjetjes së mbështetjes për të zbatuar idetë e tyre në praktikë, dhe investitorëve me eksperiencë që janë në kërkim të arritjeve tjera të mëdha.
2 VITE DUA PARTNER INVEST🎉🥳

Në këtë 2-vjetor të Dua Partner Invest, jemi shumë krenarë të ndajmë zhvillimet dhe arritjet kryesore të platformës përgjatë kësaj periudhe.
Nga krijimi i platformës deri te sjellja së bashku e qindra anëtarëve të DPI, fuqizimi i sipërmarrësve, krijimi i partneriteteve, zgjerimi i rrjetit, dhe prezantimi i mundësive financiare, ky ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm.
Ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e suksesit të anëtareve të komunitetit tonë! Dua Partner Invest do vazhdojë të mbështesë ekosistemin e sipërmarrjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes shërbimeve të zgjeruara, partneriteteve dhe shkëmbimit të njohurive, duke synuar zhvillim dhe impakt pozitiv.

Lexoni raportin mbi zhvillimet nga Dua Partner Invest në 2 vjet
   ZHVILLIMET NË FUSHËN E SIPËRMARRJES

MIRATIMI I LIGJIT NR.36/2023  PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.25/2022, “PËR MBËSHTETJEN DHE ZHVILLIMIN E STARTUP-EVE NË SHQIPËRI”
 
Më 25 maj, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi Ligjin Nr.36/2023 Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin Nr.25/2022 “Për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve në Shqipëri”, duke sjellë disa ndryshime si koncepti i nomadëve digjitalë dhe krijimi i  STARTUP ALBANIA, një agjenci që do të mbështesë sipërmarrjen dhe inovacionin në vend.
Ndryshimet dhe shtesat e miratuara në ligjin nr.36/2023
THIRRJE PËR APLIKIM PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE QË KANË MARRË STATUSIN E NDËRMARRJES SOCIALE
 
Në vijim të krijimit të fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), shpalli thirrjen për aplikim për financimin e subjekteve që kanë marrë statusin e Ndërmarrjes Sociale, të miratuara nga MSHMS.  
Nëpërmjet dy formave të subvencionit, fondi do të mbështesë OJF-të me statusin e Ndërmarrjes Sociale, për të ofruar shërbime dhe për të kontribuar në hapjen e vendeve të reja të punës, duke punësuar individë nga grupet e pafavorizuara. Afati i aplikimit ishte 30 qershor 2023.

Lexoni më shumë rreth thirrjes 
REKOMANDIMET E KËSHILLIT EVROPIAN MBI EKONOMINË SOCIALE & LANCIMI I PORTALIT TË BE-së MBI EKONOMINË SOCIALE 
 
Më 13 qershor 2023, Komisioni Evropian miratoi propozimin për Rekomandimet e Këshillit për zhvillimin e kushteve të kornizës së ekonomisë sociale. Propozimi synon të mbështesë Shtetet Anëtare në integrimin e ekonomisë sociale në politikat e tyre, krijimin e një mjedisi të favorshëm dhe zbatimin e masave mbështetëse për sektorin. Propozimi thekson rëndësinë e përmirësimit të aksesit në tregun e punës, duke rritur përfshirjen sociale dhe duke kontribuar në kohezionin territorial në të gjithë Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian ka lançuar Portalin e BE-së mbi Ekonominë Sociale, një platformë që shërben si një qendër e vetme me informacion në lidhje me ekonominë sociale në Evropë. Platforma ofron burime të vlefshme, duke përfshirë informacion në lidhje me konceptin e ekonomisë sociale, detaje rreth planit të veprimit të ekonomisë sociale, programet përkatëse të financimit të BE-së dhe njohuri mbi ekosistemet e ekonomisë sociale në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së.
Për më shumë informacion:
Propozimi i Komisionit për zhvillimin e kushteve të kornizës së ekonomisë sociale
Portali i Ekonomisë Sociale
EDICIONI I RI I “RAPORTI I SITUATËS SË MBËSHTETJES PËR SIPËRMARRJET SOCIALE NË EVROPË DHE SHTETET FQINJË” 2022 -2023
 
Rrjeti Euclid ka publikuar edicionin e ri "Raporti i Situatës së Mbështetjes së Sipërmarrjeve Sociale në Evropë dhe në Shtetet Fqinje" për periudhën 2022-2023.
Raporti është vlerësimi i katërt vjetor mbi impaktin, nevojat, sfidat, mundësitë dhe barrierat që hasin organizatat mbështetëse të sipërmarrjeve sociale në Evropë dhe vendet fqinje. Raporti synon të kuptojë më mirë situatën e mbështetjes së sipërmarrjeve sociale në vendin e tyre të origjinës ose në vendet operuese dhe të përcaktojë tendencat dhe sfidat ndërkufitare, karakteristikat e veçanta të këtij sektori dhe mundësitë për zhvillim, bashkëpunim dhe shkallëzim.
Lexoni raportin
    MEKANIZMA FINANCIMI DHE MBËSHTETËS


KONKURSI I BIZNESEVE TË GJELBËRTA 2023 - SHQIPËRI
 
Për të 11-in vit radhazi, më 16-17 Maj Partnerët Shqipëri organizoi Konkursin Kombëtar të Bizneseve të Gjelbërta 2023. Pas përfundimit të procesit të aplikimit për konkursin kombëtar, i cili u realizua nëpërmjet platformës Dua Partner Invest, njëzet e një finalistë të përzgjedhur midis aplikimeve nga sipërmarrjet sociale, individët, bizneset e vogla dhe organizatat jo-fitimprurese, prezantuan idetë e tyre të biznesit dhe u vlerësuan nga një juri e pavarur ekspertësh.
Konkursi mbështet idetë e biznesit në dy fasha: Fasha 1 ”Ide biznesi në fazë konceptuale” me një fond prej 500 000 Lekë për ide dhe Fasha 2 “Biznes në fazat e para të zhvillimit” me një fond prej 800 000 Lekë për biznes. Fituesit e konkursit për vitin 2023 janë: Marçela Tringaj me “Purteka. Kopshtaria për fëmijë”, Leonida Palushaj me “Clay Play LAB” Sentiljana Marku me “Mjedrat e Danjës”, Ornold Bazaj me “Reality Escapers Albania”, Marjana Jakini me “Trendy Traditë”
Lexoni më shumë mbi Konkursin e Bizneseve të Gjelbërta 2023 në Shqipëri

KONKURSI KOMBËTAR I IDEVE TË GJELBËRTA 2023 - MAQEDONIA E VERIUT

Konkursi Kombëtar i Ideve të Gjelbërta në Maqedoninë e Veriut u zhvillua më 20 qershor dhe juria zgjodhi idetë më të mira të gjelbërta që pasqyrojnë një model të fuqishëm biznesi për integrimin e komuniteteve lokale dhe kompanive që shfaqin përkushtimin e tyre për një ekonomi rigjeneruese. Fitues janë Mirjana Josifoska nga DPTU MIR-JOS DOOEL me “Kapele të dizajnuara”, Natali Ristovska nga JOVANKA MAISON DOOEL me “Çanta të dizajnuara përmes teknikës së thurjes”, dhe “Blagojce Najdovski me “Apico-Pro Superfood”.
Lexoni më shumë

FORUMI KOMBËTAR I IDEVE TË GJELBËRTA 2023 - SERBI

Forumi Kombëtar i Ideve të Gjelbërta në Serbi u zhvillua në 15 qershor, dhe tre fitues u zgjodhën nga 10 projekt propozimet e përzgjedhura paraprakisht. Fitues janë: shoqata Zadrugarstvo, kooperativa “Connect Clean Roma Group” dhe Qendra Vullnetare me “Bleja Woolen Balls”.
Lexoni më shumë

KONKURSI 'BALKAN GREEN IDEAS 2023' 
 
Balkan Green Ideas’ organizohet si një konkurs rajonal, në të cilin konkurrojnë fituesit e konkurseve kombëtare nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia për fonde prej 5,000 dhe 10,000 dollarë për të mbështetur zbatimin e ideve të tyre të gjelbërta. Tre fituesit nga Shqipëria përkatësisht “Purteka.Kopshtaria për Fëmijë”,Mjedrat e Danjës” dhe “Reality Escapers Albania” do të konkurrojnë me fituesit e vendeve të tjera gjatë Konkursit ‘Balkan Green Ideas 2023’ që do të zhvillohet në tetor në Mal të Zi.
'Balkan Green Ideas’ mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Shqipëri), Fondacioni Trag (Serbi), Fondacioni Mozaik (Bosnjë dhe Hercegovinë), ARNO (Maqedonia e Veriut), Venture UP (Kosovë) dhe fAKT (Mali i Zi). 
EVENTE

PANAIRI - E ARDHMJA ËSHTË E GJELBËR. LE TA “PIKTUROJMË” SË BASHKU!
 
Në kuadër të "Javës së Gjelbër Evropiane 2023"(EU Green Week 2023), më 7 qershor 2023, Partnerët Shqipëri organizoi panairin "E Ardhmja është e Gjelbër. Le ta “pikturojmë” së bashku!" me produkte dhe shërbime të sipërmarrjeve sociale të gjelbërta lokale.
Eventi vjen si vazhdimësi e punës dhe kontributit të organizatës prej më shumë se një dekade në mbështetje të sipërmarrjes dhe ekonomisë sociale në vend.
Sipërmarrjet  sociale të gjelbërta, antarë të platformës Dua Partner Invest, fitues të Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta përgjatë viteve, dhe skemave të tjera financuese të PA, prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre në sektorin e turizmit, bujqësisë, artizanatit, kulinarisë, bimëve mjekësore, aromatike, dhe mirëpriten vizitorët në panair, të cilët patën mundësi të përjetonin produkte dhe shërbime tipike vendase, të shkëmbenin praktika, të krijonin mundësi rrjetëzimi, si dhe të krijonin më tej bashkëpunime në nismat e tyre entuziaste.
Aktiviteti u përshëndet nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat z. Eduard Shalsi dhe znj. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri
Lexoni më shumë mbi panairin

SIPËRMARRJA SOCIALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR
 
Dua Partner Invest, në bashkëpunim me Forumin e Lidershipit të Qendrës Linkoln, organizoi një webinar online kushtuar Sipërmarrjes Sociale në Ballkanin Perëndimor. Eventi online u organizua si një takim vijues i Forumit të Lidershipit, ku anëtarët e platformës DPI, anëtarët e Forumit të Lidershipit dhe komuniteti më i gjerë patën mundësinë të angazhohen për të patur një ndikim të fortë social përmes biznesit.
Antarët e platformës Dua Partner Invest: Elizabeth Grezda nga “Mami Care”, Xhenson Çela nga “Romix Community Toys”, dhe Rakip Belishaku nga “Rinora Handmade" ndanë rrugëtimin dhe përvojën e tyre dhe diskutuan rreth sipërmarrjeve sociale në Shqipëri.
Diskutimet u vijuan me  gjetjet e “Anketës mbi mjedisin social sipërmarrës në Shqipëri”. 
Lexoni më shumë mbi webinarin dhe Forumin e Lidershipit
SESIONE INFORMUESE

Për të orientuar subjektet që shprehën interes për të aplikuar në Konkursin e Bizneseve të Gjelbërta 2023, Partnerët Shqipëri dhe Dua Partner Invest organizuan seminare orientuese lidhur me regjistrimin në platformën DPI dhe procesin e aplikimit. Sesionet informuese u zhvilluan në prezencë dhe online, dhe shërbyen për të informuar publikun për kriteret, procesin e aplikimit dhe fazat e tjera të konkursit. 
SESIONE TRAJNIMI

Partnerët Shqipëri në kuadër të Konkursit Kombëtar të Bizneseve të Gjelbërta, organizoi sesione trajnimi për të asistuar individët dhe subjektet e interesuar,  në plotësimin e dokumeteve të nevojshëm për aplikim. Trajnimet u fokusuan në Hartimin e Planit të Biznesit dhe Marketing & Promocion , të ofruara pro-bono nga Tirana Bank dhe Credins Bank. 
 
AKTIVITETE TË PROJEKTEVE
PROJEKTI WISEs4Youth 

EVENTI VIRTUAL “SIPËRMARRJA SOCIALE SI NXITËS PËR RRITJEN E GJITHËPËRFSHIRJES SË TË RINJVE: SHKËMBIMI I PRAKTIKAVE TË MIRA DHE FORCIMI I MBËSHTETJES LOKALE”

Partnerët e projektit WISEs4Youth zhvilluan eventin virtual “Sipërmarrja Sociale si Nxitës për Rritjen e Gjithëpërfshirjes së të Rinjve: Shkëmbimi i Praktikave të Mira Dhe Forcimi i Mbështetjes Lokale”.
Pjesëmarrësit në event patën mundësinë të eksplorojnë dhe të mësojnë më shumë rreth sipërmarrjeve sociale, rolit të WISE-ve në ekonomitë lokale dhe kombëtare, kuadrin ligjor dhe masat e ndërmarra nga qeveritë, të prezantuara nga një grup prej 7 panelistësh, përfaqësues të autoriteteve kombëtare dhe lokale nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia dhe Shqipëria.
Në sesione interaktive, pjesëmarrësit diskutuan sfidat e sipërmarrjeve sociale/WISE-ve në ekosistemet e tyre dhe mundësitë për të krijuar partneritete dhe rrjete bashkëpunimi.
Lexoni më shumë rreth projektit WISEs4Youth    

VIZITË STUDIMORE NË SHQIPËRI
 
Më 26 qershor, 17 sipërmarrës të rinj socialë dhe përfaqësues të organizatave partnere të projektit WISEs4Youth morën pjesë në vizitën studimore në sipërmarrjet sociale shqiptare, për të mësuar më shumë mbi ekosistemin e sipërmarrjeve sociale në Shqipëri.
Në një ditë të mbushur me frymëzim dhe shkëmbim njohurish, vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë dhe të mësojnë rreth aktiviteteve të tre sipërmarrjeve sociale të mbështetura nga Partnerët Shqipëri; "Te Xhoni" Cafe’, Qendra për Edukim Kulinar, dhe Funky Cabins – Glamping. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime të frytshme, shkëmbyen ide dhe dëshmuan impakitn pozitiv të këtyre sipërmarrjeve në komunitet.
PROJEKTI EYSET
 
TOOLKIT PËR PROFESIONISTËT QË PUNOJNË ME TË RINJTË PËR TË NXITUR SIPËRMARRJEN SOCIALE MIDIS TË RINJVE, PËRFSHIRË TË RINJTË  ME  AFTËSI TË KUFIZUARA 
 
Partnerët e projektit EYSET përfunduan Toolkit-in drejtuar profesionistëve që punojnë me të rinjtë. Toolkit-i synon të fuqizojë profesionistët që punojnë me të rinjtë dhe të zhvillojë aftësitë e tyre për të mbështetur të rinjtë, përfshirë të rinjtë me aftësi të kufizuara për të qenë sipërmarrës në zinxhirin e vlerave të turizmit. Toolkit-i prezanton metodologji, metoda dhe mjete  gjithëpërfshirëse, si dhe shërben për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e krijimit të materialeve të aksesueshëm edhe në arsimin joformal dhe informal të të rinvje, për të mos lënë askënd pas.
Mësoni më shumë rreth projektit dhe lexoni Toolkit-in dhe Shtojcat
PROMOVIMI I SIPËRMARRËSVE TË PLATFORMËS
DUA PARTNER INVEST
PROMOVIMI NË MEDIA I FITUESVE TË KONKURSIT TË BIZNESEVE TË GJELBËRTA 
 
Nëpërmjet bashkëpunimit të Partnerëve Shqipëri me median, ofrohet promovimi i vazhdueshëm i sipërmarrësve, startup-eve dhe iniciativave novatore, lokale për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik!
Fituesit e Konkursit Kombëtar të Bizneseve të Gjelbërta 2023 në Shqipëri prezantuan dhe promovuan idetë e tyre të biznesit në një seri intervistash dhe reportazhesh në televizion, si më poshtë:

► Reportazh për fermën “Mjedrat e Danjës” në Vaun e Dejës, shfaqur në emisionin “Si në Familje” në RTSH.
Ndiqni reportazhin e plotë

► Ornold Bazaj themelues i “Reality Escapers Albania” dhe Marçela Tringaj themeluese e “Purteka”. Kopshtari për fëmijë” ishin të ftuar në emisionin “Si në Familje” në RTSH.
Ndiqni intervistën e plotë

► Marjana Jakini themeluese e “Trendy Traditë”, Sentiljana Marku themeluese e “Mjedrat e Danjës” dhe Leonida Palushaj themeluese e “Clay Play Lab”, diskutuan për bizneset e tyre në emisionin “Si në Familje” në RTSH.
Ndiqni intervistën e plotë

► Alis Mustafa, Menaxhere Projektesh në Partnerët Shqipëri, Marjana Jakini (“Trendy Traditë”) dhe Leonida Palushaj (“Clay Play Lab”), promovuan bizneset e tyre të gjelbërta të qëndrueshme në emisionin “Scan Update” në ”SCAN TV.
Ndiqni intervistën

► Marçela Tringaj (“Purteka. Kopshtari për Fëmijë”), Sentiljana Marku (“Mjedrat e Danjës”) dhe Ornold Bazaj (“Reality Escapers Albania”), ishin të ftuar në emisionin “Scan Update” në SCAN TV për të promovuar idetë e tyre të biznesit.
Ndiqni intervistën
HISTORI SUKSESI TË SIPËRMARRËSVE SOCIAL SHQIPTARË
 
► Rakip Belishaku, themeluesi i Rinora Handmade, ndau rrugëtimin e tij të suksesshëm sipërmarrës në prodhimin e produkteve bio-kozmetike nga kultivimi i bimës Luffa, në emisionin 'Scan Update' në TV SCAN.
Ndiqeni intervistën
►  Aurora Piranej, themeluese e Margjelo Filigran Albania, ndau rrugëtimin e saj frymëzues dhe suksesin ndërkombëtar të produkteve të punuara me dorë, në emisionin ‘Rudina’ në RTV Klan.
Ndiqni intervistën
  PUBLIKIME
 
KARAKTERISTIKAT DHE SFIDAT E SIPËRMARRJEVE SOCIALE NË SHQIPËRI –
STUDIM KRAHASUES

Studimi Krahasues “Karakteristikat dhe Sfidat e Sipërmarrjeve Sociale në Shqipëri” është përgatitur nga Partnerët Shqipëri në kuadër të projektit “RISE-ALB”. Ky studim ofron një hartëzim të sipërmarrjeve sociale “të themeluara dhe potenciale” në Shqipëri për të kuptuar më mirë karakteristikat e tyre, nevojat dhe tendencat e sektorit në të ardhmen. Gjithashtu, duke qenë se ky është studimi i dytë në të njëjtin këndvështrim dhe qëllim me atë të parin, studimi krahason rezultatet me ato të studimit të kryer në vitin 2020, për të identifikuar ndryshimet kryesore dhe progresin e sipërmarrjeve sociale në Shqipëri.
Lexoni studimin e plotë 
  LAJME

LAJME
 
Dua Partner Invest si një platformë ku anëtarët gjejnë informacione të vlefshme dhe mundësi të rëndësishme, i ka ofruar komunitetit të saj të Ballkanit Perëndimor mundësi ekspozimi për pjesëmarrje dhe aplikim në skema financimi dhe programe përshpejtimi, me qëllim mbështetjen e startup-eve dhe gjithë ekosistemit sipërmarrës në përgjithësi.
Lexoni më shumë nga lajmet tona
AKTIVITETE TË ARDHSHME
Disa aktivitete që pritet të ndodhin muajt e ardhshëm. Për më shumë na ndiqni!
  • Green Tech Pitch Night” Konferencë Online më 17 gusht 2023
  • Global Innovation Challenge 2023 – Afati i aplikimit 20 gusht 2023
  • Green Product Award 2024” - Afati i aplikimit më 7 shtator 2023
  • Vizitë Studimore në Serbi – Projekti WISEs4Youth, Shtator 2023, Serbi
  • Konferencë "Policy Dialogue on Aligning Priorities in the Western Balkans – Vision 2030 Digital/Green/Health Pathways” më 13 shtator në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.
KOMUNITETI YNË
Bashkohu
Facebook
LinkedIn
Instagram
Website
Email
Dua Partner Invest është një iniciativë e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Kontakt
Email: info@duapartnerinvest.com
Tel/Fax:00355 42254881
Adresa:Rruga e Elbasanit, Park Gate Building, kati 10-të, Ap. 71 / 73, Kutia Postare 2418/1, 1010 Tiranë, Shqipëri
 






This email was sent to <<Email Address>>
why did I get this?    unsubscribe from this list    update subscription preferences
Dua Partner Invest · Elbasani Street, Park Gate Building, 10th floor, App. 71 / 73 · Tirana 1010 · Albania

Email Marketing Powered by Mailchimp